Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Kemi kaluar fazën kritike të pandemisë”, mjeku Kalo: Tani duhet të ringrihemi psikologjikisht dhe ekonomikisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata në vendin tonë nga pandemia është përmirësuar ndeshëm, dje u shënuan vetëm 2 raste të reja me Covid.

Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kemi kaluar fazën më kritike të pandemisën dhe që tani duhet përpjekje për të rigjallëruar aspektin psikologjik, social dhe ekonomik.

Ndër të tjera mjeku bën thirrje që pavarësisht se situata është përmirësuar, qytetarët duhet të tregojnë kujdes.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….7.06.2021….vetndërgjegjësimi i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish  MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik), Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjeksor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i proçesit të VAKSINIMIT të popullatës, përmirsimi progresiv përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të Përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar, Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Ëuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundëshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit….. A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?….JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se keto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë….PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë, NUKU duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetra e dhjetra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin konfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithshka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona….Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetsuese në këtë stinë të vitit….VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi….Muaj më të rëlaksuar për mjekët, infermjerët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të vilët kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”…. Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë….Ndjej pezm për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemije në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”…..Edhe njëherë të djelë sa më të djelltë!!!…. Together forever!!!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img