Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme”, Rama: S’bëhet fjalë për vjedhje, vota ishte e qartë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste ka humbur tre mandate për shkak të votave të pavlefshme, që në këto zgjedhje ishin në një numër rekord.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse shteti është vënë në shërbim të blerjes së votave siç pretendon opozita, Rama tregoi shembullin e votimit në burgje, duke thënë se si rrallë herë aty ka fituar opozita ose kanë dalë të balancuara.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne sot kalkulojmë që kemi humbur tre mandate nga votat e pavlefshme, ku pjesa më e madhe, se pamë që kishte njuë rritje të panatyrshme të votave të pavlefshme. Dhe i kërkuam gjithë vëzhguesve që të mbajnë një lloj rekordi se si janë ato vota. Dhe shumica janë vota ku është votuar në mënyrë të habitshme, 12 dhe pastaj kanë shkuar te kandidati i një subjekti tjetër. Për shembull 12 dhe 8 lart. Edhe në Tiranë shumë vota. Ne e kemi arritur dhe kaluar objektivin tonë, këtu s’bëhet fjalë as për vjedhje, as për manipulime por është një votë e qartë si rezultat i një organizimi kapilar të PS, që e bën një makineri fitoreje. Shteti në përdorim kur votimi në burgje fiton opozita apo për herë të parë është i balancuar, është një përrallë. Shteti në përdorim kur në shtet ka opozitarë të punësuar, kjo është përrallë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img