Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

 “Kemi frikë se arratiset”, lihet në burg shqiptari në Irlandën e Veriut, hoqi dorë nga dekorimi i shtëpive dhe iu fut kanabisit

Lajme të ngjashëm

Një 27-vjeçar shqiptar është lënë në burg nga Gjykata e Irlandës së Veriut, pasi u kap në një fermë kanabisi në Angli.

 Sipas medieve të huaja, Klinton Hysa dyshohet gjithashtu se është  përfshirë  edhe në një prej fermave më të mëdha të kanabisit në Irlandën e Veriut, e cila kap vlerën prej 200 mijë paundësh.

 Për këtë arsye, ai është transferuar nga Britania e Madhe drejt Irlandës së Veriut.

Gjykata e Belfastit refuzoi lirimin me kusht të shqiptarit, pasi i druhet arratisjes së tij nga vendi.

Por sipas dosjes së prokurorisë, i riu shqiptar u zbulua pasi policia gjeti gjurmët e gishtërinjve në një nga radiatorët e përdorur për energjinë elektrike që shërbente për rritjen e bimëve narkotike.

Avokati mbrojtës i shqiptarit tha në gjykatë se klienti i tij vjen herë pas herë në Irlandën e Veriut ku punon si dekorues i pronave të ndryshme. Por gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt, pasi kishte prova të forta kundër Hysës dhe si përfundim vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

“Sasia e kanabisit që u gjet në këtë vend është jashtëzakonisht e madhe. Nëse e lëmë të lirë me kusht ai arratiset”, ka deklaruar gjykatësi. Për këtë arsye, Hysa është lënë në burg deri në pritje të një vendimi të dytë.


Më shumë