Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

‘Kemi firmosur me Bashën’, Mesila Doda zbulon gjithçka: PBDNJ kthehet në problem kur merr urdhra nga Athina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dd141fe46d46356e7462a13fc30f4f71

Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha se partia që ajo përfaqëson është në prag të një marrëveshje me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 25 prillit për të qënë në një koalicion.  

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Doda tha se palët kanë firmosur që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës nëse opozita fiton zgjedhjet

Ndërkaq, Doda tha se po shikohet mundësia që PDIU të dalë me përfaqësuesit e saj në 5 qarqet që ka më shumë elektorat.

“Ne jemi në mes të negociatave dhe të kemi mundësi të maksimilizojmë votat dhe të kemi kandidatë të mirë dhe të fitojë opozita, ku të paktën në 5 qarqe që PDIU është e fuqishëm në elektorat të ketë përfaqësuesit e saj. Me Bashën kemi firmosur për çështjen çame që të jetë pjesë e programit qeverisë, kjo është pika jonë e parë”,

“PBDNJ është parti shqiptare që mbron minoritete dhe kjo duhet të vijë dhe për shqiptarët në Greqi. Në thelb nuk duhet të kishte një problem por problem ndodh kur vijnë urdhrat nga Athina. Ne kemi një marrëveshje me PD dhe jo me partitë e tjera. Ne këtë marrëveshje duhet çuar para çështja çame dhe kemi rënë dakord për një program të detajuar. Duke qenë shumë të sigurt për mënyrën si të shkojmë para atë gjithë bashkë do jetë një bashkëpunim i suksesshëm,” tha Doda.

Më shumë

spot_img
spot_img