Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Kemi fajin tonë që kemi mbyllur sytë', Kryemadhi flet mes protestuesve, ka një mesazh dhe për POLICËT

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sot mes protestuesve ku nuk kanë munguar akuzat  ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

 'Sot ne mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkues sepse të gjithë duan të largohen.

Kjo do të sjellë heqjen e vizave që ju të gjithë e dini shumë mirë që liberalizimi i vizave i dha shqiptarëve mundësinë e lëvizjes së lire.

Ky njeri ka detyruar shqiptarëet të ngrihen e të ikin. Ky njëri nuk hapi 300 mijë vende pune po largoi 400 mijë shqiptarë nga vendi', u shpreh Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e LSI dha dhe një mesazh për efektivët e policisë.

'Një mesazh për vëllezërit tanë policë, gjenden midis zjarrit. Ata janë njëlloj si ne, janë me mendje dhe zemër këtu.

Ata kanë rrogën më të ulët që mund të ketë një polic, ata kanë rrogën më të ulët që mund të ketë pasur policia e shtetit në periudhën e tranzicionit.

Kemi fajin tonë që kemi mbyllur sytë dhe veshët përballëe gabimeve të Ramës, më mirë vonë sesa kurrë për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të shqipraëve' , u shpreh Kryemadhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu