Shqipëria merr një pikë të artë në Pragë kundër Çekisë duke rritur akoma më shumë shpresat për një kualifikim historik në Euro 2024. Pas ndeshjes trajneri Sylvinho dha prononcimin e tij për SuperSport ku dukej mjaft i lumtur për këtë rezultat.
Ishte strategji të kapje në kundërsulm Çekinë?
Falenderoj tifozët së pari që ishin të shumtë. Jam i kënaqur për rezultatin dhe për paraqitjen. Dhoma e zhveshjes është shumë e rëndësishme, ne kemi 24 lojtarë që japin zemrën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Barazimi që morën sot ishte fryt i të gjithë lojtarëve, në fushë dhe në stol.
A pret më shumë nga sulmuesit duke qenë se po shënojnë mesfushorët?
Sulmuesit po bëjnë mirë por Bajrami është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Kanë bërë një punë të mirë pasi u kam thënë që goli do të vijë, si Cikalleshi edhe të tjerët.
Pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën pati një rënie të ndjeshme. Erdhi si pasojë e gjëndjes fizike?
Jo nuk kishte rënie fizike të skuadrës. Përsa i përket rezumes së përgjithshme është e saktë ajo që thua. Jemi të sigurtë në veten tonë. Kemi intensitet, kualitet dhe cilësi teknike. Përballë kishim Çekinë që është kryesuese e grupit, me lojtarë të gjatë që na vunë në vështirësi. 10, 15 minuta në pjesën e dytë patëm vështirëitë tona por në aspektin taktik kemi bërë një ndeshje të mirë. E morëm veten, bëmë golin e barazimit, por edhe lojtarët që erdhën nga stoli bënë mirë.
Kur do ta shohim Ernest Muçin në fushë?
Bajrami ishte i mbaruar, kur mbeteshin 10-12 minuta por kemi zgjedhje që Gjasula sjell centimetra dhe na e dha këtë mundësi. Kjo ishte zgjedhja. Muçi është një lojtar i madh, e kemi parë herën e fundit. Ai vjen gjithmonë se është teknikisht shumë i fortë, psikologjikisht gjithashtu. Jam i sigurt që ne do të na ndihmojë shumë në këtë rrugë, që mbetet ende 50%, katër ndeshje.
Po na mësoni keq me këto golat e bukur. U bë e treta ndeshje radhazi, që shënojmë gola spektakolarë…
Është cilësia e lojtarëve. Ka shumë cilësi, te Asllani, Asani, Bare, Bajrami, Uzuni, Seferi, etj., etj. Janë shumë lojtarë të mirë.
I ka parë statistikat, që sot kishte vetëm një goditje në portë dhe atë me Bajramin?
Kishim vetëm një gjuajtje, por kishim edhe raste të tjera në pjesën e parë. Mos harrojmë që kundërshtari është shumë i fortë fizikisht dhe nuk lë hapësira.