Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një makinë në autostradën Mamurras-Milot.
Viktima është identifikuar si P.A., 58 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga automjeti tip “Benz”, me targë AA 004 MS.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, P.Gj., 22 vjeç nga Laçi, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll