Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Këmbenin euro të falsifikuara në Vlorë, arrestohen në flagrancë burrë e grua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shtetas kanë këmbyer një shumë parash prej 100 euro të falsifikuara në një pikë këmbimi valutor duke marrë në këmbim shumën 13.760 lek të reja. Policia ka arrestuar në flagracë shtetasen: Vosjana Tushi, 42 vjeçe dhe shtetasin: Hysni Tushi, 49 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

“Kapen dhe arrestohen në flagrancë shtetasit:

1- Hysni Tushi, 49 vjeç, banues në fshatin Vlorë.

2- Vosjana Tushi, 42 vjeç, banues në fshatin Brataj- Vlorë.

Kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, u bë nga Shërbimet e Policisë, pasi:

Shtetasja: Vosjana Tushi, në bashkëpunim me shtetasin: Hysni Tushi, kanë tentuar të këmbejnë në dyqanin (change money) në pronësi të shtetasit: P.J, një shumë parash prej 100-Euro (të prerjes 2×50 Euro) të falsifikuara, të cilat në pamundësi për t’ia arritur qëllimit në këtë dyqan, kanë shkuar dhe i kanë këmbyer në një pikë tjetër të këmbimit valutor në pronësi të shtetasit: L.I, duke marrë në këmbim shumën në lek prej 13 760 (të rinj).

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, njofton policia. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img