Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Këmbëngulës në punën e vet, ti shkojë gjërave deri në fund”, Edi Rama rikthen fjalët e Anetës, spoti “surprizë” dy ditë para zgjedhjeve, rishfaqet Linda Rama (Film për jetën)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Që kur ishte fëmijë në një foto në plazh. Dhe më pas një takim me të atin, Kristaqin, mandej fjalët e Anetës në një prej intervistat e saj. “Këmbëngulës në punën e vet, ti shkojë gjërave deri në fund. Ka edhe forcën e vullnetin që ta cojë këtë vend përpara. Edi është djalë që cdo nënë do të donte ta kishte” është shprehja e zgjedhur nga Aneta Rama vendosur në një prej spoteve të ditëve të fundit të fushatës.

Dhe në kronologji, vjen më pas e pasqyruar gjithë jeta politike e Edi Ramës, që ditën e djelë në 25 prill, kërkon një mandat të tretë për të qenë kryeministër.

Filmi publicitar fillon me fjalën e tij të guximshme përpara protestave të ’90. E më pas rrahja e tij brutale kur shkruante në gazetën “Koha Jonë”. Në pak sekonda rikthehen piramidat e viti I mbrapshtë 1997. E më pas menjëherë marrja prej Edi Ramës e ministrisë së Kulturës me punë të parë si hapjen e Kinemasë në Tiranën që nuk kishte asnjë kinema që pas ’90.

Në film është Edi Rama duke promovuar sportin, artin, kulturën e mandej puna e tij si Kryetar Bashkie. Imazhet e lumit Lana në mes të kryeqytetit, ku shembjen e godinave që kishin zaptuar dy anët e lumit e zëvendësoi me gjelbërim e pemë të mbjella.

Nuk mungon në këtë spot edhe Edi Rama që sjell grupin ndërkombëtar Scorpions në Shqipëri, por nuk mungon as Edi Rama me sopatë në dorë, imazhe që risjellin punët e kryera edhe kundër forcave që do të donin ta ndalonin.

“për të më larguar mua nga premtimet elektorale, duhet të më largojnë fare, të mos ekzistoj” thotë Edi Rama në këtë klip, duke kujtuar edhe plumbat drejt shtëpisë së tij gjatë kohës që ishte kryetar bashkie në Tiranë.

Ëest Side Family, me kryetarin që gërthet me megafon, me këngën “Tirona” është zgjedhur për të reeguar disa ndryshime.

E vjen tragjedia e tmerrshme e Gërdecit, dora e shtrirë për bashkëpunim, e nuk mungon videofilmimi mes Dritan Priftit dhe Ilir Metës që pasoi me protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues.

Janë kujtimet e Linda Ramës që flet për protestën homazh të 28 janarit ku agjenci të ndryshme kishin kërkuar që Edi Rama të mos dilte në protestë sepse ishte në rrezik për jetën. “Por Edi mori vendimin; jeta ime nuk ka kurrfarë vlere përpara jetës së atyre që mbeten në 21 janar në Dëshmorët e Kombit”, thotë Linda në këtë klip.

Eshtë viti 2013 kur me Rilindjen, Edi Rama merr pushtetin. Në imazhet e fushatës ka zgjedhur pjesën kur shfaqet edhe Bashkim Fino, i ndarë nga jeta vetëm një muaj më parë.

Rilinda Urbane merr pjesën më të madhe të videos në këtë moment, si dhe mbyllja e kazinove. Dhe rikthehet sërish te Linda, me mesazhin e saj për gruan socialiste. Duhet thënë se Linda në këtë fushatë për mandatin e tretë nuk është shfaqur.

E më pas projektet madhore, sic është Air Albania Stadium dhe pjesmarrja e Shqipërisë në Euro2016 me golin e Armando Sadikut që skaliti emrin e Shqipërisë me të madhe në arenën ndërkombëtare. Takimet e tij ndërkombëtare, janë një pjesë e videos. Para fundit vjen momenti kur një vajzë e vogël e ndihmon për të parë dritë në fund të tynelit, kur të gjithëve u kishte ikur shpresa.

Mbyllja e gjithë këtij klipi, vjen me tërmetin që mori jetën e 51 personave dhe qindra të lënduarve, e mijërave të tjerë pa shtëpi. Si dhe pandemia. Për të treguar se ka ende shumë punë për të bërë.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img