Hapësire reklamuese

Politikë

"Këlyshi u bë buçe dhe shqeu Sali Berishën", Kryemadhi "shpërthen" ndaj Lulzim Bashës

Shkruar nga Newsbomb
"Këlyshi u bë buçe dhe shqeu Sali Berishën",

"Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu?"

Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme Monika Kryemadhi, teksa fliste për atë që ajo e quajti "tradhti" të Partisë Demokratike ndaj LSI gjatë koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, Basha i mori katër mandate deputetësh.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kryemadhi debatoi me Ylli Rakipin, sepse ky i fundit i tha se ishte ajo e paaftë meqë Basha i kishte vjedhur edhe në koalicion. "Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë", shtoi moderatori.

Ylli Rakipi: Kur e more vesh ti? (tradhtinë e Lulit)

Monika Kryemadhi: Në 25 prill.

Ylli Rakipi: Epo qenke e paaftë. Ti jepje jetën për Bashën. Të vrisje po të thoshe një fjalë për Bashën...

Monika Kryemadhi: Katër mandate i ka vjedhur PD-ja, LSI-së dhe ia ka dhënë PS-së.

Ylli Rakipi: Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë.

Monika Kryemadhi: Edhe ti kur ke ikur nga televizionet ishe i paaftë? Ti shkon për të bërë punë të mirë dhe të fusin thikën pas shqpine.

Ylli Rakipi: Dhjetë vjet nuk quhet futje, por dashuri. Zonjë e nderuar, një vit pasi kanë mbaruar zgjedhjet, vjen dhe thua më vodhi Luli.

Monika Kryemadhi: E kam thënë që në nëntor unë këtë.

Ylli Rakipi: Po ju paskeni mbajtur gjarprin… Dhe ju nuk jeni fare në rregull.

Monika Kryemadhi: Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu?

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll