Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Këlliçi: Tushe u shit nga Erion Veliaj, por dhe ky do marrë faturën që i takon

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi: Tushe u shit nga Erion Veliaj, por dhe ky do marrë

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas urdher-arresteve të SPAK për 15 personat e implikuar në aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar dokumentin e firmosur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, si për të thënë dhe ripërsëritur se arkitekti kryesor i  inceneratorit është Erion Veliaj. Edhe më herët në daljet publike Këlliçi ka thënë se Veliaj bëri kurban drejtorin e tij, Taulant Tushen.

Sipas Këlliçit, kryebashkiaku socialist Erion Veliaj është përgjegjesi për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

“Ushtari i Ndraghettës, pronari i Inceneratorit të Tiranës dhe arkitekti i betonizimit dhe shkatërrimit të kryeqytetit, do marë faturen që i takon” – shkruan Këlliçi.

Belind Këlliçi i është drejtuar me një thirrje në rrjetet sociale mediave të paguara nga njerëzit e inceneratorëve si dhe Erion Veliaj të thyejnë censurën dhe të raportojnë arrestimet e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lexo edhe: Bashkia Tiranë në “radarin” e SPAK, kush u arrestua për inceneratorin e kryeqytetit

Lexo edhe: Zbulohen emrat e 15 urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës

Lexo edhe: Kush është drejtori i Veliajt që i dërgonte email-e Klodian Zotos së inceneratorëve

Lexo edhe: SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, “I pret kokën” drejtorit të Veliajt

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese