Hapësire reklamuese

Politikë

Këlliçi nxjerr email për Zoton dhe Veliaj: SPAK të shkojë të kryetari i Bashkisë!

Shkruar nga Newsbomb

Politikani demokrat Belind Këlliçi ka publikuar këtë të martë një dokument që tregon se vendimet për inceneratorin e Tiranës, merreshin mes biznesmenëve pronarë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe  kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas këtij komunikimi të publikuar nga Këlliçi, shtetasi Elton Bualli i punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës u thotë personave të tjerë se "rakordimi javor" i shkarkimit të dherave në landfill nuk duhet të mbyllej, sepse "Klodi" do të bënte disa takime në nivele të larta.

"Klodi" i referohet biznesmenit në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto dhe "takimet në nivele të larta" i referohen takimeve në zyrën e kryebashkiakut.

Email i publikuar nga Belind Kelliçi Email i publikuar nga Belind Kelliçi

"Nga muaji gusht i këtij viti e deri ditën e djeshme, ju kam treguar dhe vendosur ne dispozicion, si publikut, por edhe organit të akuzës, Aneks Kontratën nr. IX, ku faktohet se Erion Veliaj ishte i vetmi Kryetar Bashkie që e firmosi një angazhim të tillë, pa miratim të Këshillit Bashkiak. Asnjë prej kryetareve të Bashkive të Qarkut Tiranë nuk e ka firmosur këtë dokument, përveç Erion Veliajt.

Ju kam treguar me fakte se si kulla pas Sahatit, Teatri Kombëtar, kompania Arlis-Ndërtim, fitonin privilegje në biznesin e depozitimit të dherave i udhëhequr nga Erion Veliaj.

Sot, po ju vë në dispozicion një e-mail tjetër që tregon qartazi se si, sipas asaj shprehjes se famshme të Ulsi Manjes, vendimet merreshin ‘ma nalt’. Ndaj dhe SPAK duhet të shkoje ‘ma nalt’ se drejtorët e Bashkisë Tiranë, duhet të shkoje tek koka e kësaj afere që është Erion Veliaj", u shpreh Belind Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese