Hapësire reklamuese


Politikë

Këlliçi-Mërtirit: S'do marrësh azil politik, trego të vërtetën

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi-Mërtirit: S'do marrësh azil politik, trego

Mirel Mërtiri për "Çim Peka live" në "Syri.tv" ka hedhur poshtë pretendimin e Belind Këlliçit, se ka kërkuar azil politik në Austri.

Ai është shprehur se nuk ka kërkuar azil, por që ka folur me autoritetet atje në lidhje me hetimet që po bëhen në Shqipëri për inceneratorët.

Pjesë nga biseda:

Këlliçi: Këto të dhënë ne do ua çojmë autoriteve si brenda dha jashtë vendit. Ti nuk e përdor dot këtë dalje për azil politik, të bësh mbrojten e atyre nuk është normale. Ta grantojë me jetën time.

Mërtiri: Unë zoti Këlliçi nuk i jam drejtuar shtetit austrik për azil politik. Nuk kam si të kërkoj azil se unë nuk e kam bërë këtë kërkesë. Unë besoj në drejtësi dhe nuk besoj në mashtrime.

Peka:  Nuk keni bërë kërkesë për azil?  Pse nuk është ekstradua gruaja juaj kur u ndalua?

Mërtiri: Mirel Mërtiri nuk ka bërë kërkesë nuk është ndaluar kurrë nga Interpol, ne u jemi drejtur në vend që ditën e parë, që në ditën një kur kam mësuar se jam në hetim në shtetin shqiptar  Ne nuk jami arratisur. Unë kam që në 2016 që nuk jam rezident në Shqipëri.  Ne vazhdojmë të jemi qytetar të lirë që i bësojmë drejtësisë

Peka: A nuk është ndaluar gruaja juaj, ka një kërkëse ekstradimi, pse nuk u ekstradua?

Mërtiri: Po ka një kërkesë?

Këlliçi: Keni patur njohur me Veliajn?

Mërtiri: Të vërtetën do tja them SPAK-ut

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese