Bosi i incenratorëve Mirel Mërtiri foli sot në emisioni “Çim Peka Live” lidhur me teatrin e Tiranës.
Gjatë intervistës Mërtiri u ballafaqua me Belind Këlliçin, i cili nxorri disa nga e-mailt që ai ka dërguar, ku ka urdhëruar që mbetjet e Teatrit Kombëtar pas shembjes, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.
Po Mërtiri këtë pyetje e ka kaluar pa të keq , duke thënë se “pse duhet t’i tarifoja”.
Pjesë nga debati:
Këlliçi: Keni një email ku dërgoni, bëni dakordimi po mos faturoni teatrin. Si mund një person të jap urdhër për punonjësit për mos faturar mbetejet e teatrit.
Mërtiri: Në shoqëri kur punohet gjithësecili që ka përgjegjësi komunikon me të gjithë punonjësit apo kolegët që ka në punë. Ai email është i vërtetë, po ku është problemi.
Këllici: Ju thoni nuk jeni pronar.
Mërtiri: Unë thash nuk jam pronar, por nuk thash që nuk punoj. Unë jam drejtor i projektit.
Këlliçi: Ju vendosni se kush kullë do paguaj dhe kush jo?
Mërtiri: Po normal, ku je drejtor vendos.
Këllici: Pse e bëtë këtë shërbim?
Mërtiri: Pse duhet ta tarifoja. Shoqeria në Tiranë ka bërë pafund objekte apo punë që i ka ofuar qeverisë dhe bizneseve pa lekë. Ka qenë një zgjidhje.