Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi kujton Sokol Olldashin: Tani do ishte në foltore e do i heshtte të gjithë!

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi kujton Sokol Olldashin: Tani do ishte në foltore e do i

Politikani opozitar Belind Këlliçi, kujton sot Sokol Olldashin, në 10 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ai thotë se në këtë situatë në të cilën ndodhet parlamentarizmi shqiptar, nëse Olldashi do të ishte gjallë dhe në Kuvend, do i heshtte të gjithë.

"Tani do ishte në foltore e do i heshtte të gjithë. Nuk kishte shumicë të mos e dëgjonte Sokolin. E kam ndjekur nga ekrani dhe unë. I drejtohej kundërshtarëve dhe i depërtonte fjala në kampin tjetër.

Iku shpejt, me nxitim. Iku, por la emrin e mirë. Mungesë e përjetshme. Një lutje për shpirtin e Sokol Olldashit, në këtë 10 vjetor të largimit të tij", shkruan Belind Këlliçi, teksa ndan një fotografi të politikanit demokrat.

Sot, më 20 nëntor bëhen 10 vite pa Sokol Olldashin. Njeriu dhe politikani që e donin të gjithë, e që me ikjen e tij la pas shumë dhimbje dhe një boshllëk të madh në politikën shqiptare. Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013.

Lexo edhe: 10 vite mall dhe dhimbje, nëna kujton Sokol Olldashin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese