Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

“I ka lëshuar pëllumbat”, Këlliçi ironizon deklaratën e Ramës për satelitët në orbitë: Javën tjetër do të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me dërgimin në hapësirë të dy satelitëve.

“Javën tjetër do vijë dhe të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit”, tha Këlliçi nga foltorja e Parlamentit.  

Në seancën e sotme plenare ai u shpreh se kampi socialist është duke punuar pa pushim për t’ua bërë më të vështirë jetën qytetarëve, teksa iu referua rritjes së çmimit të bukës, karburanteve dhe energjisë elektrike.

“Vjen dhe tallet duke folur për satelitë që do të dërgojë në orbitë, pëllumbat e tu paskan shkuar edhe në orbitë. Ke lënë mjekrën të dukesh si Ismail Qemali, por idhull paske edhe Yuri Gagarin që shkoi i pari në hapësirë. Javën tjetër do vijë dhe të njoftojnë hapjen e tenderit për punimet e Rrugës së Qumështit. Nuk ka shqiptar që nuk e sheh se kampi socialist nuk pushon fare, për t’ua bërë shqiptarëve jetën më të shtrenjtë.

Rama njoftoi rritjen e çmimit të bukës, karburantit dhe energjisë, socialist nga ata të rrallë që thotë që nuk ka shqiptarë që vuajnë për bukë e gojës…Dy kokat e qeverisë mendojnë se shqiptarët mund ta blejnë bukën më shtrenjtë se ua mban xhepi. U bënë tetë vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptarëve…Hajdeni e thojuani në sy qytetarëve që është e përballueshme rritja e çmimit të bukës. Çdo t’u bëni shqiptarëve që nuk kanë mundësi të paguajë, do t’u tregoni burgun?”, tha deputeti Belind Këlliçi.

Më shumë




spot_img








spot_img