Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi e pranon: Jam takuar me Tabakun, nuk kam mandat për të negociuar

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi e pranon: Jam takuar me Tabakun, nuk kam mandat për

Belind Këlliçi tregon se është takuar me nënkryetaren e PD zyrtare, Jorida Tabaku, e cila flitet edhe që mund të jetë drejtuesja e PD.

“E kam takuar zonjën Tabaku. Kemi biseduar për çështje personale, por edhe për fushatën, për rezultatin. Jemi të gjithë të mërzitur, të zhgënjyer nga kjo që ka ndodhur, por preferoj të mbetet çështje e atij takimi”, tha Këlliçi për emisionin “Pa Censurë“, në RTSH.

Ai ka treguar që edhe pse ka pasur një takim, nuk ka pasur negociata dhe se janë ulur për të folur për situatën.

“Nuk kam mandat për të negociaur. Nuk është trajtuar si çështje negociimi, por është ngritur si çështje që duhet të gjejmë një rrugë të përbashkët, duhet të gjejmë një zgjidhje përsa kohë biem dakord që kundërshtar kemi Edi Ramën”, tha Belind Këlliçi, i cili u pyet gjithashtu, nëse ka ambicien për të kandiduar më vonë për të marrë drejtimin e PD.

“Nuk kam ambicie të tillë, nuk i shërbej kësaj ambicieje. Ambicia ime e vetme është fitorja e zgjedhjeve, mundësisht para vitit 2025 për të rrëzuar Edi Ramën. Kjo është ambicia ime më e madhe”, tha Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese