Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi dhe Shehaj, PD humbi inovatorët dhe Sali Berisha "oksigjenin"

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi dhe Shehaj, PD humbi inovatorët dhe Sali Berisha

Gonxhja blu e pranverës demokrate duket se nuk qëndroi për shumë ditë e hapur, dhe shpejt gjërat shkuan në rendin që skeptikët e përjetshëm patën menduar, duke e kthyer kupolën e re të Partisë Demokratike tanimë të drejtuar nga Sali Berisha, në një front të besuarish. Po të shohësh ata që kanë ardhur në krye, dallon se vija lidhëse, ose kriteri i ndjekur është bindja dhe luajaliteti që kanë ndaj liderit historik.

Sali Berisha nuk ka kohë, dhe nuk duron më surpriza. Kësisoj, PD humbi një shans për të patur karaktere e ngjyra, diversitet dhe fytyra të reja në udhëheqje, elementë për të cilët në fakt ka nevojë jetike. Me zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe nënkryetarëve, mbetën jashtë dy prej emrave më të spikatur e për të cilët ka një simpati në publik, përtej radhëve të anëtarësisë e militantëve.

Të humbur nga gara dolën Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Dy profile interesante dhe me prerje të pangjashme me pjesën tjetër drejtuese. PD dorëzoi kështu një mundësi për të dërguar një mesazh tek e famshmja shtresë gri, apo tek ai segment i shoqërisë që e ka në stomak dyshimin për këtë forcë politike.

Reagimet nuk kanë qenë të pakta. Veçanërisht me rastin e Këlliçit, ndaj të cilit duket sikur u vu në jetë një komplot, duke qenë se pak ditë përpara se të zgjidheshin funksionarët e lartë, ai mori mbështetjen e shumicës dërrmuese të Këshillit Kombëtar, ku si anëtar kryesie doli më i votuari. Ky ishte një tregues që dëshmonte se kjo trajektore do ta dërgonte atë edhe më lart. Dhe hamendësimet e skenaret që dilnin në media, bënin me dije se Belindi do të ishte numri dy, pra Sekretari i Përgjithshëm.

Me gjasë, ai post tanimë ishte caktuar për Flamur Nokën, dhe me këtë padyshim që Sali Berisha ka dashur të vendosë një kurorë mbi shembullin e besnikërisë dhe luajalitetit, duke qenë se deputeti ishte i pari që u pozicionua në krah të liderit historik, në ditën e tij më të vështirë, tek u përjashtua nga Grupi Parlamentar prej Bashës atë darkë të 9 shtatorit, pasi qe shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendin…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll