Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Këlliçi dhe Bylykbashki në SHBA, takim me kongresmenin nga Mississippi: Folëm për skandalin e korruptimit të McGonigal nga Rama

Lajme të ngjashëm

Kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi së bashku me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata kanë zhvilluar një takim me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi, ku kanë folur për zgjedhjet e 2023.

Këlliçi në postimin e tij shkruan se po ashtu  kanë folur dhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama.

“Bashkë me Oerdin u takuam me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi. Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023. E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama.

Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq 🇦🇱🇺🇸” shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Më shumë