Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këlliçi denoncon: Veliaj dhe Salillari po shpronësojnë banorët e Kasharit me çmimin qesharak

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi denoncon: Veliaj dhe Salillari po shpronësojnë

Ish-kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar skandalin që po ndodh lidhur me shpronësimin e banorëve në zonën e Kasharit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Këlliçi shkruan se banorët po shpronësohen me një çmim qesharak . Ai thotë se bashkia dhe qeveria kanë vlerësuar çmimin për metrin katror të tokave me 448 lekë të reja ose 4 mijë e 400 qind e 80 lekë të vjetra.

Sipas Këlliçit banorët nuk kanë patur asnjë takim me përfaqësuesit e bashkisë për të diskutuar lidhur me kompesimin dhe se punimet kanë nisur pa u konsultuar me pronarët.

Një situatë skandaloze dhe absurde po ndodh në Kashar. Dyshja Veliaj - Salillari shpronësojnë banorët me çmim qesharak, një metër katror më pak se gjysëm kilogram djathë.  Bashkia dhe qeveria kanë vlerësuar çmimin për metrin katror të tokave me 448 lekë të reja ose 4 mijë e 400 qind e 80 lekë të vjetra”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Një situatë skandaloze dhe absurde po ndodh në Kashar. Dyshja Veliaj - Salillari shpronësojnë banorët me çmim qesharak, një metër katror më pak se gjysëm kilogram djathë.

Bashkia dhe qeveria kanë vlerësuar çmimin për metrin katror të tokave me 448 lekë të reja ose 4 mijë e 400 qind e 80 lekë të vjetra.

E më shqetësuese është fakti se VKM për shpronësimin e tokave të banorëve të Kasharit është miratuar dy ditë pas rizgjedhjes së Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e vjedhura të 14 Majit.

Edhe pse pronarët kanë dokumentacion të rregullt të pronësisë së tyre dhe kanë prova të qarta të trashëgimisë së tokave, bashkia dhe qeveria po i shpronësojnë pa kompensimin përkatës.

Është absurde që ata nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë përfaqësues të Bashkisë për të diskutuar kompensimin dhe punimet kanë nisur pa konsultuar pronarët.

Deri më tani, asnje pronar nuk është njoftuar për procesin e shpronësimit dhe hipotekat janë bllokuar për një vit, duke ndaluar banorët të blejnë ose të shesin tokën e tyre.

Ky projekt i shpronësimit thonë banorët nuk është asgjë më shumë se një mashtrim dhe çështja duhet të zgjidhet me drejtësi dhe respekt ndaj pronarëve të tokave të Kasharit.

Banorët kërkojnë transparencë dhe drejtësi për këtë çështje dhe ndihmën e organeve kompetente për të zgjidhur këtë situatë absurde, nga e cila ata pretendojnë gjithashtu se biznesmeni Pëllumb Salillari ka marë një tender 3.8 miliardë lekë nga Erion Veliaj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese