Hapësire reklamuese

Politikë

Këlliçi denoncon: Në 9 janar shpallet tenderi për rikonstruksionin e rrugës në Tiranë, por punimet nisin disa ditë para

Shkruar nga Newsbomb
Këlliçi denoncon: Në 9 janar shpallet tenderi për

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi një tender ku sipas tij po vidhen hapur 417 milionë lekë.

Një një video-live në Facebook, ai tha se tenderi për rikonstruksionin e rrugës "Xhon Belushi" do të zhvillohet ditën e hënë, 9 janar, ora 10:00, por ndërkohë thekson se punimet kanë vijuar prej ditësh, pra para se të shpallet tenderi fitues.

Këlliçi: Jam aktualisht në rrugën “Xhon Belushi”. Jam këtu me kërkesë të banorëve, për shkak se ditën e djeshme dhe të sotme, e keni parë që në kronika televizive të montuara dhe të bëra gati, keni parë  se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka ardhur këtu dhe ka njoftuar asfaltimin e kësaj rruge dhe nisjen e punimeve dhe hedhjen e asfaltit në rrugën "Xhon Belushi" fillimisht dhe më pas në të gjithë Tiranën.

Ka një arsye pse unë jam këtu se kemi të bëjmë me një vepër penale, me një shpërdorim detyre dhe një vjedhje flagrante dhe jo rastësisht punimet po ndodhin natën. Situata është kjo: jemi në rrugën “Xhon Belushi”, për këtë rrugë kam para jush dokumentet publike të tenderit që do të zhvillohet për kryerjen e punëve në këtë rrugë. Për këtë rrugë ku jam sot, punimet nuk duhet të nisin para datës 9 janar, ditën e hënë kur në orën 10:00 të mëngjesit, e keni këtu datën e mbylljes së tenderit, do të shpallet fituesi i tenderit me vlerën 417 milionë lekë për punimet në këtë rrugë.

Ndërkohë këtu po mbaron rruga dhe më anë të një denoncimi që më ka ardhur nga brenda Bashkisë së Tiranës, ku më kanë vënë në dispozicion fazën e projektit, kontratën dhe përpunimin, punimet këtu po bëhen me mjetet dhe pajisjet e ndërrmarrjes numër dy të Bashkisë Tiranë.  Unë kam emrin e kompanisë që do të shpallet fituese, është kontraktore e bashkisë Tiranë, është kompani fiktive.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll