Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këllçi fiton gjyqin me drejtorin e Veliajt

Shkruar nga Newsbomb
Këllçi fiton gjyqin me drejtorin e Veliajt

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi njofton se Gjykata Penale e Tiranë ditën e sotme ka rrëzuar një padi që është bërë nga Mariglen Qato, drejtori i IMT ndaj tij.

Këlliçi shkruan se “Qato është ndër drejtorët më të korruptuar në këto 30 vite në bashkinë e kryeqytetit dhe një ndër aktorët dhe përfituesit kryesorë të vjedhjes nëpërmjet kompanisë së famshme 5D të 5 drejtoreve që Erion Veliaj strehon në Bashkinë e Tiranës”.

E teksa Qato ka humbur betejën me Këlliçin, duket se ky i fundit vijon paditë ndaj kompanisë së tij në SPAK. Këlliçi sot ka firmosur një kërkesë për informacion drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, ku kërkon informacion mbi stadin ku ndodhet kallëzimi penal që ai ka firmosur për kompaninë 5D, plot 7 muaj më parë.

“Në maj të vitit 2023, kam paraqitur pranë strukturës që ju drejtoni kallzimin penal për kompaninë "5D KONSTRUKSION"sh.p.k.. Me anë të shkresës nr. 297/1 prot., datë 23.05.2023, me lëndë "Për kompentencë dhe zgjidhje ligjore" Prokuroria e Përgjithshme e përcjell këtë kallzim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lautem bërjen me dije nëse është regjistruar ky kallzim penal në strukturën që ju drejtoni, dhe nëse po, në cilën fazë ndodhen hetimet mbi të, pa cënuar sekretin hetimor”, thuhet në dokumentin drejtuar SPAK.

Postimi i plotë i Këlliçit:

Sot Gjykata Penale e Tiranës rrëzoi pseudopadinë e një prej hajdutëve kryesorë në Bashkinë Tiranë, famozit Mariglen Qato, i cili nuk erdhi asnjëherë për t'u përballur në sallën e gjyqit edhe pse më kishte paditur ai.

Ky shtetas njihet si një ndër drejtorët më të korruptuar në këto 30 vite në bashkinë e kryeqytetit dhe një ndër aktorët dhe përfituesit kryesorë të vjedhjes nëpërmjet kompanisë së famshme 5D të 5 drejtoreve që Erion Veliaj strehon në Bashkinë e Tiranës.

Nëse me këto padi të montuara politikisht, këta individë mendojnë se do e stepin opozitën, u them hapur se e kanë shumë gabim. Sot sapo firmosa këtë kërkesë për informacion, drejtuar Z. Altin Dumani, si drejtues i SPAK, për t'i kërkuar informacion mbi stadin ku ndodhet kallëzimi penal që unë kam firmosur për kompaninë 5D, plot 7 muaj më parë.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, Gjykata Civile e Tiranës rrëzoi gjithashtu një tjetër padi për shpifje ndaj meje, të një drejtori të dëshpëruar rilindas, i quajtur Fatmir Çibaku, të cilin e kisha denoncuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, në zonën e ish Kombinatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese