Hapësire reklamuese

Showbiz

Kejvina REAGON për herë të parë pas daljes nga BBV, ka dy fjalë për SHPULLËN ndaj Luizit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Ajo e ka cilësuar  si një çmendinë qëndrimin në shtëpinë e famshme të BBV.

Të vetmit që u ka kërkuar falje janë fansat e Luizit, për të cilët thotë se janë të vetmit që janë lënduar sriozisht prej shpullës dhe sjelljes së saj ndaj këngëtarit.

Kujtojmë që Kejvina u skualifikua nga loja, pasi gjatë një debati me Luizin në Prime, ajo e goditi me shpullë, një pamje që nuk u transmetua në ekran, por u publikua më pas në portale, çka e penaizoi përfundimisht.

“Jeta vazhdon ... edhe nëse “vdesim”!

Nuk jam penduar q ëhyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrsesi!Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”!

Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shkullit dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!

Meqë Luizi, lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!”, ka shkruar Kejvina në një postim në Instastory.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll