Pas një pauze të shkurtër në rrjetet sociale, Kejvina Kthella është bërë sërish pjesë e tyre ku fillimisht kërkoi ndjesë ndaj fansave dhe familajrëve të Luizit dhe më pas ka vijuar normalisht me postimet e saj nga jeta e përdishme.
Së fundmi ajo ka takuar një nga ish-banoret tashmë të Big Brother Vip 2, Tea Trifonin. Marrëdhënia e dy vajzave që në shtëpi ishte e mirë dhe si duket atë miqësi të krijuar aty brenda kanë vendosur që ta vazhdojnë edhe jashtë.
Dy vajzat po shijojnë një gotë verë po duket se veset e krijuara brenda shtëpisë nuk harrohen kollaj.
‘Po zihemi për cigaret. Hahahah por jo jo duhemi, duhemi’, shkruan Kejvina në Instastoy, duke cekur cigaret, për të cilat bëhej sherr brenda shtëpisë.