Flori Mumajesi është përfolur kohëve të fundit për lidhje dashurie me këngëtare të ndryshme.
Në fillim nga një video e publikuar në ‘Instagram’, u diskutua gjatë për një romancë mes tij dhe këngëtares Fifi.
Më pas, nisur nga pjesëmarrja në festivalin ‘Kënga Magjike’ dolën informacione sikur Flori kishte prej 6 muajsh në lidhje me Kejsi Tolën.
Asnjë nga marrëdhëniet e këngëtarit nuk u konfirmua, derisa promo e emisionit ‘Shiko kush luan’ zbulon diçka të veçantë.
Në një moment gjatë emisionit ai i afrohet Fifit për ta puthur dhe e cilëson si e dashura e portaleve.
Mirëpo aty prezente ka qenë dhe Kejsi, e cila nuk dihet si ka reaguar. Le të presim të martën për të zbuluar më tepër…