Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kejdi Mehmetaj e ashpër me Komitetin e Ekspertëve: I shërben Ramës, një javë pas zgjedhjeve hoqën karantinën për ata që hyjnë nga Greqia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kejdi Mehmetaj e LSI-së është treguar e ashpër me Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe qeverinë, duke thënë se kjo e fundit është ajo që i merr vendimet lidhur me politikat e pandemisë.

Ajo ngre pyetjen se pse një kavë pas zgjedhjeve u hoq karantinimi për ata që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia? “Çfarë ndryshoi në një javë?”, shkruan kanidatja për deputete e LSI-së.

Ajo përmendi gjithashtu edhe raportin e KLSH-së që u dërgua sot në Parlament, ku thuhet se institucionet i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit 711.8 milionë euro dëme.

Statusi i Kejdi Mehmetajt

Fiks një javë pas zgjedhjeve “Komiteti Rama” ka marrë vendim që emigrantët e ardhur nga Greqia dhe vendet e tjera fqinje nuk kanë nevojë të karantinohen pasi të hyjnë në Shqipëri. Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet?

Sot KLSH dërgon në “Parlamentin Rama” një raport që flet për 711.8 mln euro dëm që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm në 2020. Shkelje, abuzime dhe vendime të parregullta. Ku shkuan këto para dhe a do mbajë kush përgjegjësi ligjore?

Prej disa ditësh janë bërë publike faktet se si me paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguhen shqiptarë të tjerë në shkëmbim të votës, me pretekstin e tërmetit, kundër çdo ligji e rregulli.

Prej ditësh bëhen publike fakte të blerjes së votës ose të përdorimit të institucioneve shtetërore në shkëmbim të votës.

5% e votave kanë dalë të pavlefshme dhe ka mjaftueshëm pamje filmike që tregojnë se si numëruesit e Ramës prishin fletët e votimit, apo sesi llogarisin fletë të pavlefshme si të vlefshme për PS.

Çfarë duhet akoma për të kuptuar që zgjedhje nuk ka patur?

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img