Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili? Monika Kryemadhi zgjedh deputetin e ardhshëm, ja kush do ta përfaqësojë LSI-në në Parlament e ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Monika Kryemadhi duket se e ka bërë zgjedhjen e saj. Deputetët që do përfaqësojnë LSI në Parlamentin e ri do të jenë Erisa Xhixho, vetë Monika Kryeamdhi, Agron Çela dhe Petrit Vasili.

Pas leximit të rezultateve të 25 prilli, kryetarja e LSI u vu përballë një dileme: të zgjidhte mes Kejdi Mehmetajt dhe Petrit Vasilit. Duke qenë se fitoi në të dy qarqet ku kandidonte dhe kishte vendosur emrin e para në listë, Monika Kryemadhi duhet të zgjidhte nëse do pranonte mndatin e Fierit apo të Tiranës.

Në Tiranë, LSI ka arritur të sigurojë dy mandate, Monika Kryeamdhi e renditur e para dhe Erisa Xhixho e renditur e dyta, ndërsa nënkryetari Petrit Vasili i renditur i treti nuk arriti të siguronte mandatin. Në Fier, Monika Kryemadhi arriti gjithashtu të fitonte mandatin pasi u rendit e para, kurse Kejdi Mehmetaj e renditur e dyta, jo.

Duke qenë se prioritet i Monika Kryemadhit ishte Tirana, shumë menduan se ajo do të pranonte mandatin e zgjedhësve të kryeqytetit dhe do të hiqte dorë nga ai i Fierit, për t’ia lënë atë Kejdi Mehmetajt.

Por, nga zhvillimet e fundit duket se në zyrat e LSI ka një tjetër plan.

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili pas 25 prillit ka intensifikuar daljet publike për mediat, me akuza e denoncime për vjedhje të votave. E mesa duket një zë të tillë Monika Kryemadhi ka vendosur ta ketë sërish në Parlament, për “luftën parlamentare” me Edi Ramën, i cili arriti të siguronte mandatin e tretë dhe shkon n legjislaturën e re me 74 deputetë socialistë.

E kundërta ka ndodhur në fakt me Kejdi Mehmetajn. Kandidatja e Fierit duke se është njohur me këtë “vendim” të kryetares Monika Kryeamdhi dhe prej ditësh nuk është shfaur fare në media.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img