Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

KED vlerëson katër kandidaturat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ja si renditen emrat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar kandidatët për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pas shqyrtimit të të dokumentacionit të paraqitur.

Bëhet me dije rezultati i pikëzimit për secilin kandidat Marjana Semini me 93.66 Pikë, Ardian Dvorani me 92.44 Pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 Pikë dhe Arta Vorpsi me 88.22 Pikë.

KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Marjana Semini   93.66 Pikë

Ardian Dvorani    92.44 Pikë

Gent Ibrahimi     88.38 Pikë

Arta Vorpsi         88.22 Pikë

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe listën përfundimtare si edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja radhës e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendit të Republikës si organ i emërtesës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.

Më shumë


spot_img









spot_img