Një padi ka mbërritur në Gjykatën administrative nga dy kandidatë të s'kualifikuar nga gara për t'u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kandidatët Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile kanë paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për diskriminim në përzgjedhjen e kandidatëve.
Sinan Tafaj u shkarkua për pasaktësi në deklarimin e pasurisë, ndërsa Eugen Papandile pasi nuk përmbushte kriterin e vjetërsisë në punë.
Sipas informacioneve për mediat, Tafaj ka thënë se i ka përmbushur të gjitha kriteret, por është diskriminuar nga KED për shkak se është i verbër. Ndërkohë që Papandile ka pretenduar se i janë bërë gabim llogaritë.
Pritet që me 3 nëntor të mbahet seanca e radhës.