Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

KED i dërgoi një emër Kuvendit, reagon Yuri Kim: Kjo do të thotë se këtë javë do kemi… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

39d77d98134b3d109599e755e68dca95

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendin një emër për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim ka thënë se këtë javë do të kemi një nga gjyqtarët e nevojshme për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Ajo i ka falënderuar të gjithë për ndërmarrjen e masave urgjente për të plotësuar vakancat në GJK.

“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të keni këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e GJK. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”,- shkruan Kim.

KED i ka dërguar një emër Kuvendit, atë të Altin Binajt, anëtar për në Gjykatën Kushtetuese. Binaj votohet seancën e së enjtes në parlament. Deri më tani  KED e ka vlerësuar, por nuk e ka pikëzuar kandidaten Sonila Beitia.  

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img