Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

KED deklaroi dorëheqjen e saj, ÇUDIT Zhaklina Peto: Ishte surprizë, vendosën ata për mua

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e84beccdfb313e194edea31298505f33

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi paraqiti ditën e djeshme dorëheqjen e Zhaklina Petos.

Kjo e fundit ishte rikthyer nga Apeli 3 herë në garën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e sotme, në një prononcim për Fax News, Peto ka thënë se dorëheqja e saj në fakt ishte një surprizë për atë, pasi vetë KED vendosi që ta dorëhiqte.

Ajo është shprehur se gjatë gjithë procesit të kandidimit është ndeshur me shumë padrejtësi dhe shkelje të ligjit.

“Dua të nënvizoj se vendimi i djeshëm ishte surprizë për mua. Unë nuk jam dorëhequr nga kandidimi, por me ketë vendim KED është dorëhequr nga unë, ose e thënë ndryshe më ka dorëhequr.

Të them të drejtën dorëheqjen e kam menduar disa herë në këtë rrugëtim drejt Gjykatës Kushtetuese, kjo sepse padrejtësitë nuk mbaronin. Ne bindjen time të brendshme unë kam menduar se çdo individ duhet të ketë frikë të mos zbatojë ligjin, ndërsa një gjyqtar duhet të tmerrohet vetëm nga ideja që mund të mos e zbatojë atë. Në fakt gjatë këtij procesi çdo herë që përballesha me shkelje të ligjit mendoja të dorëhiqesha prej tij. Me vendimin e djeshëm, atë që nuk e bëra dot unë e bënë ata, vendosën të më dorëhiqnin”,- ka thënë Zhaklina Peto.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img