Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Ke vajtur në Frashër?! Ik se atje janë rilindasit e vërtetë”, Spartak Braho flet për Rilindjen dhe tregon çfarë i tha në sy Ramës; sqaron “çantën e zezë”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani i majtë Spartak Braho ka dhënë një intervistë mëngjesin e sotëm, ku ka folur për termin “Rilindje” të përdorur nga Rama dhe simbolin e “çantës së zezë”.

Në emisionin “Koha për t’u Zgjuar”, Braho tha se termi “Rilindje” është një filozofi e re e Ramës, dhe nuk ka të bëjë me ndryshime strukturash apo emrash. Ai nuk përjashtoi dhe pakënaqësitë për emrat që janë lënë “mënjanë”.

“Termi Rilindje që ka përdorur Rama ka të bëjë me një filozofi të re. Rilindje nuk do të thotë ndryshim strukturash, emrash, por është filozofi. Është filozofi. Unë nuk e kam parë me shqetësim përdorimin e termit Rilindje. Ka pasur raste që ka krijuar dhe pakënaqësira sepse mjaft militantë me emër të PS janë lënë mënjanë. Rama ka një filozofi të tijën të dretimit”, tha politikani.

Më tej, ai tregoi vërejtjen që i ka bërë në sy Edi Ramës për përdorimin e këtij termi.

“I kam bërë vetëm një vërejtje. I thash Rilindja nuk fillon në vitin 2005. Rilindja fillon në shekullin e XIX. Dhe Rilindasit e vërtetë janë Naim Frashëri, Sami Frashëri e Abdyl Frashëri. Ke vajtur ndonjëherë në Frashër i thash? Ik atje në Frashër, ata janë Rilindasit. Ata hodhën idenë e parë të rilindjes së vendit dhe punuan. Qeshi.”

Gazetari Bashkim Hoxha e pyeti Spartak Brahon dhe për të ashtuquajturën “çanta e zezë”.

“Ajo çanta e zezë është simbol. S’kam më nevojë për çanta, janë të tëra në USB-ra, janë sofistikuar mjetet e konservimit të të dhënave. Kam kryer disa funksione. Kam qenë gazetar. Kemi qenë bashkë në një fakultet. Jeta më ka lidhur me mjaft gjëra, ngjarje, që i kam skeduar në mëndje. Shquhem për një memorie të shëndoshë. Kjo është çanta ime”, u shpreh socialisti, i cili në këto zgjedhje kandidon për deputet në Tiranë.

Megjithatë, Braho theksoi se një pjesë të dokumenteve i ka hedhur, por ato për Sali Berishën i ka ruajtur.

“Një pjesë të tyre i kam hedhur, ato me natyrë politike, merr qëllim të caktuar, ku dallojnë të dhënat që lidhet me aktivitetin armiqësor të Sali Berishës. Do të vazhdoj të shkruaj. Ai do përmendur, pasi është nëna e të gjitha të këqijave”, theksoi ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img