Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

KE siguron 500 mijë doza Remdesivir, përfiton edhe Shqipëria

spot_img

Lajme të ngjashëm

39aff2fbca1f44f42d1d07e2500b0845

Komisioni Evropian ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë me firmën farmaceutike amerikane Gilead për furnizimin deri në 500,000 doza të Veklury, Remdesivir, vaksinë kundër Covid-19.

Bëhet me dije se në këtë marrëveshje janë të përfshira 36 vende, ku marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së, Norvegjia, Islanda, Britania e Madhe si dhe gjashtë vende kandidate si Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovinë.

Të gjitha vendet e përmendura më lartë mund të blejnë vaksinën ‘Veklury’, kundër koronavirusit.

Komisionerja për shëndetin dhe sigurnë Stella Kyriakidies është shprehur se po bëjnë gjithëçka për të ndihuar të gjitha vendet që të sigurojnë vaksinën kundër Covid-19. Ndër të tjera ajo është shprehur se vetëm bashkë mund të dalim fitues në këtë betejë.

“Sot ne sigurojmë qasje në Remdesivir për trajtimin e deri në 500,000 pacientëve në nevojë. Ne nuk po lëmë asnjë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të siguruar që terapi të sigurta dhe efikase të jenë të disponueshme kundër COVID-19. Përmes Prokurimeve tona të Përbashkëta të BE-së, ne po fuqizojmë vendet në të gjithë Evropën për të bashkuar forcat dhe për të marrë qasje në pajisjet jetësore dhe ilaçet. Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku, dhe ky është solidariteti evropian në veprim kundër COVID-19. “

Më shumë

spot_img