Hapësire reklamuese

Politikë

‘Ke qenë spiun i Sigurimit’, plas debati me fyerje në studio: Ti je lëtyrë, shpifës ordiner, je budalla... ( E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
‘Ke qenë spiun i Sigurimit’, plas debati me fyerje në

Debati mes gazetarit Robert Rakipllari dhe Frrok Çupit ka degjeneruar në sulme dhe fyerje personale mes tyre.

Ishte Çupi i ndezi gjakrat pasi filloi të bërtiste, kur Rakipllari citoi diçka gabim nga fjala e tij më herët në emisionin “Open”.

Më tej Rakipllari e quajti Çupin spiun sigurimi dhe lëtyrë, shpifës ordiner. Ky i fundit e quajti kolegun budalla dhe e paralajmëroi se do ta çonte në gjyq, për akuza të pavërteta.

Rakipllari: Atëherë Çupi tha se Presidenti është pa pushtet...

Çupi: Jo nuk e thashë këtë, pse më vë në gojë gjëra që nuk i thashë.

Rakipllari: Po mirë

Çupi: Jo s’ka mirë, edhe njëherë po ta them mos vë në gojën tënde gjëra që unë s’i thashë kaq po të them.

Rakipllari: O Frrok mos bëj si i fortë.

Çupi: Unë s’po bëj si i fortë mos më thuaj mua gjëra të paqëna.

Rakipllari: Ore pse bërtet, pse do ta marrësh personale, unë s’di të kem gjëra personale me ty. Çfarë ke?

Çupi: Të jetë hera e fundit më dëgjove? (Bërtet)

Rakipllari: Unë nuk kam ardhur për debat me ty këtu, nuk bëj debat me një ish-spiun të Sigurimit të Shtetit.

Çupi: Unë spiun?

Rakipllari: Po ke qenë spiun, a ke qenë?

Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.

Rakipllari: Kur të duash ti.

Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.

Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.
Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?

Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku t’i dojë qejfi.

Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.

Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.

Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.

Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje. Unë nuk bëj debat me një lëtyrë si ty.

Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur.

Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.

Çupi: Do të të them ça lexoj për ty.

Rakipllari: Se ça thonë për një letyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.

Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?

Debati vazhdoi edhe për pak...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.