Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KE propozon: Personat e vaksinuar të mos kenë asnjë kufizim në udhëtim, e njëjta gjë vlen edhe për të miturit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Evropian u propozoi të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës.

Ke tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose nga karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër.

Komisioneri për Drejtësi, Didier Reinders, ka prezantuar propozimet e masave të reja, sipas së cilave personat të cilët do të kenë certifikatën digjitale COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës, nuk duhet t’u nënshtrohen asnjë mase kufizuese, raporton REL.

Ata duhet ta kenë marrë dozën e fundit të vaksinës të paktën 14 ditë para udhëtimit.

Kjo procedurë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin nga koronavirusi.Të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e atyre që gëzojnë këto mundësi, do të duhej të kenë të njëjtat të drejta.

Ndërsa për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen pavavarësisht se nga cila zonë arrijnë në BE.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img