Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

KE propozon ‘pasaporta Covid’ për lëvizjen brenda BE-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12186f860f93b21dca5ec46be6e846fa

Komisioni Evropian ka propozuar sot lëshimin e “pasaportës së gjelbër për COVID-19”, përmes së cilës synohet lehtësimi i lëvizjes së njerëzve brenda Bashkimit Evropian gjatë pandemisë së Covid-19.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar gjatë marrjes së këtij propozimi se synimi është që sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe kjo është e mundur në afat të gjatë vetëm përmes vaksinimit gjithëpërfshirës.

KE ka sqaruar se këto pasaporta do të kenë tre elemente, të cilat do të duhej të ishin të mjaftueshme për të mundësuar lëvizjen e njerëzve.

Elementi i parë përmban vërtetimin për vaksinim kundër COVID -19, i dyti, vërtetimin për test negativ në këtë virus dhe i treti, vërtetim se personi është shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, raporton REL.

Këto pasaporta duhet të përfshijnë edhe të dhënat për datën e vaksinimit apo testimit, emrin e institucionit që e ka bërë testin apo vaksinimin, emrin e vaksinës dhe afatin e vërtetimit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img