Hapësire reklamuese

Politikë

Kë njihni si kryetar të PD Berishën apo Alibeajn? I dërguari i parlamentit gjerman për Ballkanin jep përgjigjen

Shkruar nga Newsbomb
Kë njihni si kryetar të PD Berishën apo Alibeajn? I dërguari

Reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, Adis Ahmetovic është duke folur në një konferencë për media në lidhje Ballkanin e Hapur si dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Gjatë konferencës, deputeti i Bundestag është pyetur nga gazetarët se kë njëh si kryetar të PD, Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn.

“Unë nuk mund të komentoj gjithçka që ndodh në politikën e brendshme. E thashë shumë qartë pozicioni i qeverisë dhe i shumicës në parlamentin shqiptar është i duhuri…Ju po luftoni vit pas viti për të hedhur hapat e mëtejshëm për t’u bërë pjesë e BE. Por iu desh të prisni sërish, megjithatë Shqipëria nuk ndali së punuari për këtë ide të BE, kështu që qeveria, partitë politike në parlament kanë mbështetjen tonë të plotë për këtë agjendë” tha ai.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për Kosovën ku tha se ata e meritjnë liberalizimin e vizave.

“Mbi 90% e shoqërisë në Kosovë e dashurojnë BE dhe NATO. Ata e meritojnë liberalizmin e vizave. Meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Europës. Ka mbështetjen tonë të plotë për procesin e integrimit europian dhe anëtarësimin në Këshillin e Europës” tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.