Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

KE nisi procedurat ligjore për vonesat e vaksinave, AstraZeneca: Nuk e kemi shkelur kontratën me BE

Shkruar nga Newsbomb
KE nisi procedurat ligjore për vonesat e vaksinave, AstraZeneca: Nuk e kemi

Drejtuesi i lartë i kompanisë AstraZeneca Pascal Soriot ka deklaruar sot se kjo kompani nuk e ka shkelur kontratën me Bashkimin Europian, lidhur me furnizimin me dozat e vaksinave.

Soriot tha se bëri të pamundurën për të dhënë sa më shumë doza në BE, ndërsa ishte i zhgënjyer që nuk dha më shumë, por ai tha se ishte krenar për punën e kompanisë dhe se ishte "plotësisht i përkushtuar" për rritjen e furnizimit.

“Asnjëherë nuk kemi mbivlerësuar. Ne komunikuam atë që menduam se do të arrinim në atë kohë”, tha Soriot në një konferencë për media, duke shtuar se AstraZeneca do të ketë dorëzuar 50 milion doza në BE deri në fund të Prillit.

Komisioni Evropian ka filluar procedurat ligjore kundër prodhuesit të ilaçeve, duke pretenduar se ai nuk e respektoi kontratën ose kishte një plan "të besueshëm" për të siguruar shpërndarjen në kohë të vaksinave kundër koronavirusit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed