Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Ke mohuar arritjet e vendit”, Spiropali “përplaset” me Bashën, i përgjigjet kreu i PD: Mburresh tavolinave se ke bërë 5 milionë euro si drejtoreshë doganash

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në seancën e sotme plenare ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha duke ka theksuar se në asnjë vend të botës një kryetar opozite nuk del me të madhe dhe të mohojë arritjet e vendit të tij.

Nga foltorja e Parlamentit Spiropali iu drejtua liderit democrat duke i thënë se duhet të mbështeten në raport progresin e Komisionit Evropian dhe të mos akuzojnë për mosarritjen e standarteve dhe kushteve që duheshin për integrimin në BE.

Pjesë nga fjala e Elisa Spiropalit:

Shqipëria nuk është në garë as me Zambian, as me Gjermaninë, por me rajonin., është në garë për të plotësuar detyrat me BE për integrimin e plotë ajo që ju treguat me foto nuk e di ku e keni gjetur ju e shikoni këtë gjëmë dhe nuk shikoni raportin e komisionit të bashkimit Evropian që e thotë shqip që Shqipëria ka plotësuar të gjithë kushtet e vendosura në mars për konferencën ndër qeveritar. Dhe atdheu juaj i dytë Holanda i ka thënë po Shqipërisë, përkundër asaj që ju thoni këtu pa turp se Shqipëria nuk është gati për në BE.

Shqipëria ka bërë përparim në drejtësi që ju e latë të zhytur kokë e këmb, dhe vini këtu dhe flisni për korrupsionin por funksionarë të lartë të mos i shpëtojnë drejtësisë ne kemi bërë këtë reformë që njihet sot nga progres raporti më i vecantë. Nuk flitet për masakër zgjedhore, por për një proces të rregullt zgjedhor për zgjedhjet më të mira zgjedhore të bërë në vend. Shqipëria në këto raporte paraqitet si një vend ku krimi e korrupsioni bëjnë namin, por në këtë raport flitet për luftë dhe progres kundër krijimit dhe korrupsionit. Lideri i opozitës sado në hall të jetë të dalë dhe ti drejtohet partnerëve tanë që të dalë e të thotë se vendi nuk është gati për në BE nuk bëhet në asnjë vend As në Zambia as në Gana. Në vend që ne të flasim për disa probleme të ngritura nga zgjedhjet.

Si kundërpërgjigje Basha i përmendi ministres Spiropali kohën kur kjo e fundit ishte drejtoreshë e doganave dhe sipas tij përfitoi 5 milionë euro.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Korupsioni gërryen xhepat e shqiptarëve nuk qenka hall i shqiptarëve, por halli juaj qënka proceset në PD, nuk ka njeri që nuk e kupton se u ka zënë rrota bishtin, a ka hall më të madh sesa rritja e çmimeve, kush ka 8 vite nën pushtet dhe ka rritur taksat dhe faturat e enegjisë.

Kush mburret tavolinave se si drejtoreshë doganash bëri 5 milionë euro?!. Tani që të rrimë drejtë dhe të flasim drejtë, raporti i ODIHR ka thënë se përdorët shtetin për të blerë vota. Përdorët patronazhistët. Sa për rajonin, nuk jemi ne që e futëm, por shefi jot. Bashkë me Zambian dhe Markoun. Për njërin thonë se ka 200 mln euro. Raporti i BE për zgjedhjet iu ka thën se e keqpërdorët shtetin dhe vodhët të dhëna për vjedhjen e votave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img