Hapësire reklamuese

Rajoni

KE kërkoi hetim për zgjedhjet në Serbi, Kryeministrja serbe Brnabiç: Nuk do e lejojmë

Shkruar nga Newsbomb
KE kërkoi hetim për zgjedhjet në Serbi, Kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç në një deklaratë të bërë për mediat serbe ka thënë se Beogradi nuk do pranojë kurrë hetim nga ndërkombëtarët në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Serbi.

KE ka kërkuar që Serbia duhet të bëjë sa më shpëjt një hetim mbi zgjedhjet e zhvilluara presidenciale dhe lokale, pasi ka akuza se ishin të parregullta dhe jo transparente.

"Kjo do të ishte njësoj me pushtimin. Asnjë vend europian nuk do të lejonte një hetim të këtij lloji", - shkruajnë mediat në Serbi.

Duke folur nga Despotovaci në Serbinë Qendrore, Brnabiç ka shtuar se vëzhguesit e huaj në zgjedhje u ftuan nga qeveria serbe dhe se prania e tyre nuk përbën humbje të sovranitetit.

Ajo ka sqaruar se qeveria serbe ka përmbushur rekomandimet e vitit 2019 të dhëna nga OSBE-ODIHR dhe se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat në fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese