Hapësire reklamuese

Politikë

“Kë kap me dorë ti”, deputetët e përjashtuar kërkojnë të futen në Kuvend, garda nuk i lejon: Ka mbledhje Byroja, duhet të jemi aty

Shkruar nga Newsbomb
“Kë kap me dorë ti”, deputetët e përjashtuar

Një grup deputetësh të Partisë Demoktratike, të përjashtuar për dhjetë ditë nga seancat plenare, kërkojnë që të futen në Kuvend për të ndjekur punimet por Garda nuk i ka lejuar.

Ata shprehen se kërkojnë që të futen në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e Byrosë. Deputetët kërkojnë që të jenë të pranishëm në mblidhje, por që nuk janë lejuar, teksa janë përplasur dhe me Gardën.

“Nuk po i ngacmojmë. Ai po më ngacmon mua. Le të vi kryetarja e parlamentit. Hapeni rrugën tërhiqini cunat se do futemi në mbledhje e Byrosë. A erdhi shkresa për Byron dhe ne duhet të futemi breda. Kam folur me sekretaren.

Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë. Mos më prek! Kë shtynë?!”, dëgjohet të thonë deputetët.

Luan Baçi: Të lutem shumë hape derën.

Luçiano Boçi: Jeni apo  nuk jeni në terezi, na e keni bërë sikur po futemi në kafaz.

Sakaq, Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimin e 6 deputetëve të Partisë Demokratike, duke lënë në fuqi përjashtimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu