Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Ke frikë se mos të tradhëton Basha? Ja si përgjigjet Berisha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish kryeministri Sali Berisha sot gjatë një konference për mediat është shprehur se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sjellë ashtu si duhet në takimin e zhvilluar me ambasadoren Yuri Kim.

Sipas Berishës, Basha i ka kërkuar ambasadores prova dhe fakte të cilat vërtetojnë akuzat që ajo dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur për ish-kryeministrin.

Gazetari: Ke frike mos të tradhëton Lulzim Basha dhe çfarë ka folur ai gjatë takimit me ambasadoren Yuri Kim?

 “Ai i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën e tij paraqisni fakte dokumente. Kjo është përgjigjja që ka marrë Kim nga Basha dhe unë për këtë e falenderoj dhe përgëzoj sepse kjo është   e vetmja kërkesë që unë kam. Edhe njëherë unë  them që skam kërkesë për ndryshim vendimi, unë kam kërkesë për rrëzimin e shpifjeve me të cilat është mbështetur ky vendim”, tha Berisha teksa shtoi se Yuri Kim po sillet si Guvernatore.

Ndërkohë, kreu i PD-së Lulzim Basha më herët nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, për çështjen e Berishës.

Më shumë

spot_img