Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
71 %
1.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
12 °
E shtunë, 17 Prill, 2021
spot_img

“Ke frikë nga uragani”, Rama i përgjigjet opozitës: Uragani po vete për lesh! Këta burra si kalamaj bërtasin “Rama ik se s’të mundim dot”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Berat, ku ka prezantuar kandidatët dhe është takuar me qytetarë të ndryshëm.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, ai ka komentuar edhe akuzat e opozitës se kryeministri ka frikë nga uragani. Sipas tij, uragani i opozitës po ikën për lesh.

Rama komentoi edhe thirrjet e opozitës “Rama ik”, duke u shprehur se ata burra që e thonë janë kalamaj që nuk e mundin dot.

“Si mund të pretendohet të merret drejtimi i vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe me këtë nivel karakteri, kur sot unifikimi mbi Covid-in është mbi të gjitha partitë. Ç’na duhen ne votat dhe ç’na duhen ne karriket kur humbasim njerëz.

Si mundet një parti politike që do të marrë drejtimin e vendit dhe bën deklarata që Edi Rama ka frikë nga uragani. Nga cili uragan, nga uragani që vete për lesh. Kam shumë frikë që kjo sjellje mund të marrë jetën e gjysheve, gjyshërve dhe familjarëve të atyre që dalin me flamunj qorrazi. Ora e tyre ka mbetur. Nuk është rastësi që kur ata ishin në pushtet ata kishte mbetur sahati i Tiranës. Shkoj në Cërrik dhe po ashtu kishte mbetur sahati, ishte prapë një nga këta.

Natyrisht që ne nuk mund të rrimë pa folur. Ne nuk po shkojmë në dasëm, ata e nisën për dasëm, ne po shkojmë për ndeshjen. Jo po të rrimë të bërtasim Rama Ik. Pse? Për çfarë arsyeje? Se nuk të mundim dot.

E kuptoj një kalama që thotë Rama ik, ka shpirtin e revoltës. Por këta burra si kalamaj, Rama ik.

Këta thonë që do të ulim kontributet dhe do të rritim pensionet, thonë që do ulim prodhimin e qumështit dhe do rrisim prodhimin e djathit. Ne merremi vetëm me punë, por i themi njerëzve o do kthehemi mbrapa ose të ngjitemi në me vështirësi në majën ku duam të arrijmë”, tha Rama ndër të tjera.


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img