Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kë do rrihje vendçe?” Saimir Korreshi: Edi Ramën se na e ka sjellë në majë të hundës

Shkruar nga Newsbomb
“Kë do rrihje vendçe?” Saimir Korreshi: Edi Ramën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi në një intervistë ndryshe nga të tjerat foli sot për ndjesitë e tij dhe emocionet lidhur me shpërthimet që ka patur në Kuvend.

Muajt e fundit opozita shqiptare ka nisur një aksion përmes të cilit bllokojnë mbarëvajtjen e seancës në kushte normale. Me zhurmues, tymues dhe bllokim të foltores deputetë demokratë kanë shkaktuar kaos dhe tensione në seancat plenare .

Gjatë intervistës në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan Korreshi ka pranuar se ne disa momente ka dalë jashtë vetes dhe ka humbur kontrollin.

I pyetur se kë do të “rrihte vendçe” , Korreshi u përgjigj duke thënë: Edi Ramën se na e ka sjellë mu këtu me thënë të drejtën

Pjesë nga Intervista

Saimir Korreshi: Në momente të caktuara kemi dashur të dalim edhe jashtë vetes në parlament.

Aldo: T’ia futësh ndonjërit, “bap!”

Saimir Korreshi: Absolutisht që po, por nuk të lë sedra sepse kalon…edhe pse e kalojnë çështjen sikur të ishin punëtorë të atij parlamenti…

Aldo: Saimir, ta zëmë se, hiqe mënjanë sedrën dhe karakterin, kë do doje të rrihje vendçe?

Saimir Korreshi: Edi Ramën se na e ka sjellë mu këtu me thënë të drejtën.

Aldo: S’e rreh dot, është i gjatë.

Saimir Korreshi: I gjatë, s’ka gjë,e gjejmë një mënyrë.

Aldo: Apo me kokë?

Saimir Korreshi: Hipim te shkallët, në karrige se ia kemi marrë dorën karrigeve.

© Video Credits: Tv Klan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese