Kryebashkkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli mbrëmjen e sotme për një serë çështjesh dhe zhvillimet politike së fundmi në vendin tonë.
Ndër të tjera, ai komentoi dhe kandidaturat për Bashkinë e Tiranës. I pyetur se kë do donte të kishte përballë në garën për bashkinë e kryeqytetit, Veliaj u shpreh në një intervistë në “ABC News” se do të dëshironte që të kishte përballë Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Pyetje: Kë do donit të kishte përballë në garën për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, Fatbardh Kadillin, apo Gerti Bogdanin.
Veliaj: Doja të kisha përballë Saliun me Ilirin.