Komisioni Evropian dhe Austria pritet që ditën e sotme të nënshkruajnë marrëveshjen për shpërndarjen e vaksinave anti-Covid për Ballkanin Perëndimor.
Në marrëveshje përfshihen 651.000 doza BioNTech/ Pfizer nga të cilat Shqipëria do të marrë 145.00 doza.
Të gjitha dozat e shpërndara do të financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë.
Shpërndarja e parë për gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor pritet në maj, me dorëzime të rregullta që do të vazhdojnë deri në muajin gusht.