Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

‘Ke dalë nga binarët…’, PLAS debati mes Eni Vasilit dhe juristit: Jam zonja e shtëpisë dhe bëhet si them unë! Ke bërë gabim që ke ardhur…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

24cd4f75b417616523064118d53ae1fb

Një debat i ashpër është ndezur sot në “Open” mes drejtueses së emisionit Eni Vasili dhe juristit të njohur pranë PS, Plarent Ndreca.

Ky i fundit ka thënë se analiza e panelistëve të tjerë (Çlirim Gjata dhe Fari Balliu) është shumë e dobët dhe politike, dhe se nuk ka asgjë të vlefshme.

Moderatorja Vasili ka ndërhyrë duke i kujtuar Ndrecës se ai duhet të flasë dhe të thotë mendimin e tij, jo të gjykojë kolegët dhe të ftuarit apo fjalët e saj. Gjatë debatit ka pasur dhe fyerje personale.

Ndreca: Për çfarë jemi këtu, për të analizuar apo për të bërë politikë me këto?

Vasili: Unë ua kam thënë se për çfarë do flasim sonte, ju kemi informuar.

Ndreca: Analiza në këtë panel ka rënë në një nivel shumë të ulët, s’mund ta pranoj.

Vasili: Ju flisni për veten tuaj dhe analizën tuaj, jo të kolegëve.

Ndreca: Ju nuk mund të vini në dyshim…

Vasili: Unë jam e zonja e shtëpisë dhe këtu e vendos unë se kush flet dhe për çfarë do flasim.

Ndreca: Ju nuk jeni gjyqtare ky është panel dhe analizë e dobët.

Vasili: I dobët apo jo kjo është puna ime, e dobët ishte dhe analiza juaj.

Ndreca: Më vjen keq, por po del nga binarët e asaj që po flisni.

Vasili: Po bën gabim që po flet kështu dhe ndoshta keni bërë gabim që ke ardhur në këtë panel nëse nuk të pëlqen. Nëse ke ardhur për të dhënë opinion politik..

Ndreca: Jo jo, kam ardhur për…

Vasili: Ta sqaroj unë se për çfarë ke ardhur…

Ndreca: Jo e di unë se për çfarë kam ardhur.

Vasili: Unë s’jam kundër debatit.

Gjata: Sa herë ka përgjime janë në vështirësi këta

Vasili: Çfarë bëj unë këtu është përgjegjësia ime

Ndreca: Këtu jeni e zonja e shtëpisë, ju respektoj unë, por çfarë flas unë është puna ime.

Vasili: Dilni flisni te facebook-un tuaj dhe flisni me publikun.

Ndreca: Zonja Eni…

Vasili: Të lutem shumë dilni në fb tuaj dhe flisni me shoqërnë. Mos provokoni! Do më treg ti mua se çfarë të bëj unë dhe si ta drejtoj emisionin…

Ndreca: Ju s’më gjykoni mua se çfarë analizoj.

Vasili: Të gjykoj që çke me të. Jeni këtu të flisni për çfarë ju kam ftuar unë, jo për çfarë doni ju të flisni. Jeni i qartë për këtë?

Ndreca: Po jam, ta mbaroj tani unë?

Gjata: Do të bëj boom të heqi vëmendjen nga përgjimet dhe të marrë vëmendje vetë.

Ndreca: E vetmja gjë që ekziston këtu është dëshira e opozitës për ta instrumentalizuar këtë.

Më shumë

spot_img
spot_img