Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

“Ke blerë automjet luksoz”, Qyno dhe Karamuço sulmojnë Sandër Lleshajn: Nuk mund të dalësh sot dhe të mbrosh policët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, ku ka folur për ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme, ku u vra në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxhaj.

Por ai është kundërshtuar dhe sulmuar nga gazetari Elton Qyno dhe nga profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Qyno i tha se Lleshaj ishte i vetmi ministër që sapo mori detyrën, bleu një makinë luksoze dhe shëtiti në gjithë Shqipërinë, ndërsa Karamuço u shpreh se Lleshaj nuk mund të flasë dhe të mbrojë policët, kur vetë u largua për të njëjtën arsye, sepse nuk mbrojti dot efektivët.

Pjesë nga debati:

Qyno: I pari ministër që sapo ka marrë detyrën ka blerë automjetin luksoz dhe ka shëtitur në gjithë Shqipërinë.

Lleshaj: Të falenderoj për ndërhyrjen, e gjete zgjidhjen për ngjarjen që ndodhi.

Karamuço: Ky zotëri nuk mund të dalë të mbrojë policiët, pasi është larguar për të njëjtën arsye.

Lleshaj: Moralin tim e gjykoj vetëm unë dhe s’ka asnjë tjetër targ.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img