Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

“Ke bërë autokritikë, fute zagartë për të sulmuar Metën”, Nikollë Lesi thumbon Ramën, si përgjigjet kryeministri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Nikollë Lesi shprehet se kryeministri Edi Rama është ai që ka shkelur Kushtetutën, në “lojën” e shahut mes tij dhe presidentit Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Përballë me kryeministrin Rama në studio, Lesi tha se Rama ka reflektuar dhe ka bërë autokritikë pasi ka kuptuar gabimi, duke ndryshuar qëndrim. E ndërsa Rama qeshi gjatë deklaratës së Lesit, në përgjigjen e tij mbajti po të njëjtin qëndrim ndaj Metës.

Rama u shpreh në emisionin “Repolitix” në Report Tv se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye për mosbindjen e tij, dhe se argumenti I statusit aktiv të gjeneralit nuk qëndron.

Debati në emision:

Nikollë Lesi: Më vjen mirë që kryeministri ka një vijë tjetër sot. Mesa shoh kryeministri ka një autokritikë dhe e kupton që ka shkelur kushtetutën. Sepse nëse e ndjekim kronologjinë, kryeministri sapo Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen, në Tëitter menjëherë e bëri lajmërimin në Tëitter. Dhe nga nxitimi, me një shkresë pa kokë të kryeministrisë kishte që propozonte Sandër Lleshin. Kur e pa që presidenti nuk po e dekretonte, futi zagarët e vetë në media për ta sulmuar presidentin. Në parlament ishte pak I axhituar, dhe po ta shohësh në parlament kishte një mllef të jashtëzakonshëm për ta grirë presidentin dhe priti, bëri propozimin e dytë.

Edi Rama: Në këtë moment, këtë nuk e di sa është e besueshme e çfarë kanë thënë në 90 minuta dy luanët e vjetër të politikës, dhe papritur pastaj del që kryeministri ka shkelur kushtetutën. Kryeministri u përgjigj vetë, dhe mes rreshtave pranonte gabimin, kur thoshte jurist ke ti, kam dhe unë, dhe mesa shoh kishte një lloj propozimi, oferte. Kur pashë këtë u binda totalisht që presidentit është në mbrojtje të kushtetutës. Sugjerimi është, zoti kryeministër, je burrë i mençur, unë pot ë them, zgjidhja është pa luftë brrylash, presidenti, kryetari I kuvendit, kryeministri të ulen, pa kaluar në çarje, se bie qeveria, bie edhe presidenti, nuk e di.

Unë s’kam shkelur asnjë kushtetutë, edhe sikur të ishte Sandër Lleshi aktiv sot, unë mund ta propozoja, dhe natyrisht presidenti si personi që ka fuqinë e dekretimit dhe çdekretimit do ta çdekretonte dhe do ta emëronte ministër. Sandër Lleshi nuk është gjeneral aktiv, sot që flasim, ose më saktë ishte ende, përpara se të bënte deklaratën, ishte ende në gjyq me Ministrine e Mbrojtjes. Rikthimi në detyrë I një gjenerali nuk bëhet nga gjykata. Propozimi është kushtetues, presidenti nuk ka shprehur një shqetësim të tillë, nëse do ta kishte shprehur do ishte gjetur zgjidhja. Sot jemi në kushtet kur I ka të gjitha mundësitë ta zgjidhi, dhe këtu s’ka lidhje as kryetari I kuvendit, presidenti ka detyrë të dekretojë ministrat në rast se këta plotësojnë të njëjtat kritere kur person një person për t’u bërë deputet.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img