Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Kavanozë me kanabis në market, arrestohet pronari dhe shitësi në Elbasan (INFORMACION NGA POLICIA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07fc22a3fef98e1788f8a2eaa5cd76d4

Arrestohen 2 persona në Elbasan, që merreshin me shitjen e lëndës narkotike.

Në pranga ka rënë Vihen pronari dhe punëtori i një marketi, E. S., 31 vjeç dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik pasi gjatë kontrollit të ushtruar në market u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kg lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.

Detaje nga policia: Finalizohet operacioni policor “Marketi”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Cërrik.

Sekuestrohen një sasi kanabisi dhe një aparat celular.

Vihen në pranga pronari dhe punëtori i një marketi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. S., 31 vjeç dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kg lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img